Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëLSI: Faturat e inceneratorëve paguhen, qytetarët varfërohen! Bashkimi, e vetmja rrugë për...

LSI: Faturat e inceneratorëve paguhen, qytetarët varfërohen! Bashkimi, e vetmja rrugë për të goditur sistemin e kalbur

-

LSI denoncon keqmenaxhimin e fondeve që sipas saj janë bërë nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari shkruan se zemërimi dhe revolta popullore ndihet në çdo qytet të vendit.

Sipas tij e vetmja rrugë për të ndalur regjimin është bashkimi i çdo energjie popullore për të goditur sistemin e kalbur dhe korruptiv.

Statusi:

Keqmenaxhimi i fondeve publike nepermjet aferes me te madhe korruptive ne vend ate te inceneratoreve, korrupsioni i larte, rritja e çmimit te karburantit dhe te shportes, falimentimi i fermerit vendas dhe largimi i te rinjve nga vendi jane pergjegjesia e drejtperdrejte e Rilindjes dhe Edi Rames.

Zemerimi dhe revolta popullore ndihet kudo ne çdo qytet te vendit.

Qytetaret jane ndergjegjesuar dhe kane filluar pjesmarrjen masive ne protesta dhe kudo. Revolta, zemerimi qytetar eshte ekonomia e cila rendon çdo dite familjen shqiptare.

Çmimet e larta, rrogat e ulta dhe kosto e larte e jetes ka çuar ne kufijte e mbijeteses familjet ne vend.

Qeveria si model ka vetem hajduterine, abuzimin, dhe jo politikat ndihmese per qytetaret ne nevoje.

Faturat e inceneratoreve vazhdojne te paguhen çdo dite, koncensionet klienteliste po ashtu, borxhi publik thellohet dhe qytetaret varferohen.

Eshte e qarte qe kjo nuk eshte qeveria qe mbeshtet qytetaret por qeveria e nje kaste te ngushte oligakesh qe i sherben regjimit dhe abuzojne ne emer te qytetareve.

Ndaj e vetmja rruge eshte bashkimi i çdo energjie popullore per te goditur kete sistem te kalbur, abuzues dhe korruptiv.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts