Friday, April 19, 2024
HomePolitikëMeta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë! Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit...

Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë! Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë

-

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar grabitjen e taksapaguesve nëpërmjet inceneratorëve.

Në një reagim në Facebook, presidenti shprehet se ndërsa për të marrë pensionin pensionistëve u kërkohet që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

Presidenti shton se vetëm lufta kundër kapjes së shtetit, mund të parandalojë falimentimin e Shqipërisë.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, kështu shprehet Meta nëpërmjet një reagimi në Facebook.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts