Friday, April 19, 2024
HomePolitikëSpiropali takon të dërguarin special të Zelenskyt: Populli ukrainas po lufton edhe...

Spiropali takon të dërguarin special të Zelenskyt: Populli ukrainas po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Evropës

-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me të dërguar special të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Spiropali shkruan në “Facebook” se në fokus të diskutimeve me Rustem Umerov ka qenë situata në Ukrainë dhe qëndresa e këtij populli, që sipas ministres shqiptare, po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës.

Postimi i ministres Spiropali:

I veçantë takimi me z. Rustem Umerov, i dërguari special i Presidentit Zelensky, njëkohësisht nënkryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe.

Biseda kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe qëndresën e një populli që po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës.

🇺🇳✍🏻 Shqipëria e tregoi që në krye të herës mbështetjen ndaj popullit ukrainas, duke u bërë bashkëpenëmbajtëse e kësaj çështjeje bashkë me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe duke iu bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Federatës Ruse.

🏛️🇦🇱 Miratimi në Kuvend i #Rezolutës që dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë sikurse ndihmesa ushtarake & humanitare, ishin dëshmi konkrete e atyre vlerave perëndimore që vendi ynë i ngriti në lartësinë e misionit, sinkron me vendet aleate.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts