Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë“Vende jo miqësore me Shqipërinë”, Rama: Sulmi kibernetik, jo nga hakera të...

“Vende jo miqësore me Shqipërinë”, Rama: Sulmi kibernetik, jo nga hakera të zakonshëm, por nga një shtet

-

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur për sulmin kibernetik mbi faqet qeveritare. Ai theksoi se është sulm nga një shtet, por që nuk është identifikuar ende nga dy shtetet e dyshuara.

“Sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate. Për ato që lidhen me bazën e shtetit, me inventarin, krijojnë panik.

Nuk është në praktikën tonë që të ndërmarrim hapa gjyqësore ndaj mediave. S’do bëj asnjë akuzë as nuk dua të ngre teori konspiracioni dhe se kush e ka ndjekur pas. Ky është një sulm, bombardim që nuk vjen nga qielli, por përmes internetit. Një bombardim shumë i rëndë. Koha e marrë për të ngrirë sistemet e bombarduara, është kohë rekord. Këto janë debate që do e i dëgjoni dhe nga super ekspertët amerikane.”, deklaroi Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts