Friday, April 19, 2024
HomePolitikëPresidenti Meta mban fjalim në Kuvendin e Kosovës: Krenohemi me luftën e...

Presidenti Meta mban fjalim në Kuvendin e Kosovës: Krenohemi me luftën e UÇK-së

-

Presidenti Meta ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që është thirrur në nder të vizitës së tij në Prishtinë.

Gjatë fjalës së tij Meta foli për marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve.

Ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë për të qenë këtu me ju sot dhe për tu rikthyer në parlament pas 5 vitesh. Kur vizitova Kosovën si kryeministër në vitin 2000 theksova se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo paternalizëm. Që nga ajo kohë kanë ndodhur ndryshyme të mëdha që nga shpallja e pavarësisë te njohja nga shumë vende të botës dhe organizatat ndërkomëbtare.

Per Kosoven kane ndodhur ngjarje shume madhore. I kam qendruar besnik filozofise se partneritetit. Kosova e anetaresuar ne shume organizata nderkombetare. Lidhje e pandashme mes Shqiperise e Kosoves. Marredheniet tona te jene vellazerore e strategjike. Te bashkepunojme me sukses ne te gjitha nivelet. Shqiperine dhe kosoven i lidh gjithçka. Krenohemi me luften e UÇK, te mbetet e panjollosur. Pafajesia e udheheqesve te UÇK do te triumfoje. Ne kemi shumë të drejtë të krenohemi me peshën e ngritur. Por duhet të ndalim urgjentisht hemorragjinë e largimit të njerëzve.”, tha Meta.

Presidenti shtoi se trashëgimia që duhet tu lihet brezave të ardhshëm është një Shqipëri e një Kosovë euroatlantike dhe europiane të bashkuar mes vendeve të lira e demokratike.

“BE nuk lodhet me zgjerimin nëse vendet në proces anëtarësimi i bëjnë siç duhet detyrat. Ndër shqiptarë nuk duhet të zërë vend teza e lodhjes ndaj BE dhe fajësimit të tij. Kjo do të minonte perspektivën europiane të rajonit tonë për llogari të aktorëve të tretë. Sot më shumë se kurrë kuptohet rëndësia e mbështetjes së NATO-s dhe partneriteti me SHBA. Trashëgimia për brezat e ardhshëm është një Shqipëri e një Kosovë euroatlantike dhe europiane të bashkuar mes vendeve të lira e demokratike”, u shpreh Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts