Teksa dje mori detyrën e presidentit të Republikës, firmat e para që do të firmosë Bajram Begaj do të jenë ndryshimet në qeveri.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku.
Ndërkohë, si kryenegociatore u emërua Majlinda Dhuka, duke zëvendësuar Zef Mazin.
Dhuka do të mbajë edhe postin e ministres se Shtetit.
Nëse nuk ndodh ky skenar, atëherë Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator.