Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëMeta konfirmon qëndrimin: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit, partia e referendumit...

Meta konfirmon qëndrimin: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit, partia e referendumit na pret!

-

Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar sërish qëndrimin e tij sa i takon LSI-së, duke theksuar se hoqi dorën nga drejtimi i kësaj partie 5 vite më parë.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Meta ka ripërsëritur se; ‘Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit, partia e referendumit na pret’.

MESAZHI I METËS

SOVRANITETI NË SHQIPËRI I PËRKET POPULLIT. 🇦🇱
PARTIA E REFERENDUMIT NA PRET! 🇦🇱
Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.
Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.
Partia e referendumit na pret!
Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts