Friday, September 30, 2022
HomePolitikëU rikthye në selinë e LSI pas 5 vitesh, Ilir Meta pritet...

U rikthye në selinë e LSI pas 5 vitesh, Ilir Meta pritet me lule nga mbështetësit

-

Ish-Presidenti Ilir Meta vizitoi selinë e Lëvizjes Socialiste në Integrim pas largimit nga zyra e Kreut të Shtetit, ku shërbeu në 5 vitet e fundit.

Me një sërë deklaratash të forta politike dhe thirrjeve për referendum dhe transformim të sistemit politik, Meta i hapi rrugën rikthimit të tij në opozitë me qeverinë e Edi Ramës, pavarësisht se hodhi poshtë zërat që e shohin atë si kryetar të LSI.

Në fund të deklaratës së tij për mediat, Metës iu dhurua edhe një buqetë me lule për t’i uruar mirëseardhjen në seli nga mbështetësit e tij.

Pas përshëndetjes me ta, Meta eci në këmbë në drejtim të zonës së ish-Bllokut përkrah ish-këshilltarit të tij gjatë 5 viteve në Presidencë, Tedi Blushi dhe diplomatit të njohur Agim Nesho.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts