Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëXhaçka: Të përkushtuar për të krijuar lidhje edhe më të forta midis...

Xhaçka: Të përkushtuar për të krijuar lidhje edhe më të forta midis vendeve dhe njerëzve tanë

-

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka kujtuar sot 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhëneve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka u shpreh se kjo marrëdhënie është ndërtuar mbi baza të forta miqësie dhe vlerash të përbashkëta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, ndërsa shtoi se mbeten të përkushtuar për të krijuar lidhje edhe më të forta mes dy vendeve.

“100 vite më parë Shqipëria dhe SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike. Miqësia që filloi atë ditë është forcuar më shumë. Është ndërtuar mbi baza të forta miqësie dhe vlerash të përbashkëta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Jemi krenarë që sot miqësia dhe partneriteti ynë është më i fortë se kurrë.

Duke pritur për të ardhmen, të përkushtuar për të krijuar lidhje edhe më të forta midis vendeve dhe njerëzve tanë”, ka shkruar Xhaçka.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts