Friday, September 30, 2022
HomeKronikaTragjedia në Potam/Reagon Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, përjashton nga...

Tragjedia në Potam/Reagon Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, përjashton nga policia dhe arreston komisarin e vrasjes së 7-vjeçares

-

 

Nuk ndalojnë aksidentet me jetë njerëzish në bregdet, edhe si pasojë e mjeteve lundruese në det. Sot në plazhin e Potomit në jug ndodhi një vdekje e 7-vjeçarje nga një mjet lundrues.

Viktima është një vajzë 7 vjeçe me inicialet J.A., familja e së cilës kishte ardhur nga Anglia ku edhe jetojnë prej vitesh për të pushuar në Jug të vendit.

Ndërkohë, drejtuesi i gomones Arjan Tase udhëtonte se bashku me dy persona të tjerë, të cilëve do t’u merret dëshmia nga policia.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia për humbjen e jetës së vajzës së tyre 5-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.

Komisari i policisë ndodhej me pushime në Himarë. Ai ishte duke drejtuar një mjet lundrues skaf, e ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts