Friday, April 19, 2024
HomePolitikëNgjarja tragjike në Himarë, Meta: Autori i vrasjes është Edi Rama, sot...

Ngjarja tragjike në Himarë, Meta: Autori i vrasjes është Edi Rama, sot kërkon të bëjë viktimën si në rastin e Klodian Rashës

-

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha pjesëmarrja në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme varet nga agjenda që do të ketë.

Në një deklaratë për mediat ai tha se arroganca brutale vjen nga kryeministri Rama dhe ngjarje të tilla si ajo e vdekjes së 7-vjeçares në Himarë vijnë nga papërgjegjshmëria e këtij të fundit dhe e strukturave poshtë që janë nën frymën e arrogancës së tij.

 

Ilir Meta: Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për ti mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus.

Do merrni pjesë në protestën nesër në Tiranë?

Kjo do të varet nga të gjitha aktivitetet e tjera. Unë jam në çdo moment kudo shpirtërisht në çdo protestë që bëhet jo vetëm në ngjarje si kjo kaq e rëndë dhe dramatike. Rasti është shumë tragjik sepse është një gjë që nuk ndreqet më. Këto vrasje, kjo mënyrë sjelljeje, është paralajmëruar prej kohësh dhe kur këto janë të përsëritura në kuptimin që kjo arrogancë që vjen nga ky kryeministër i papërgjegjshëm sigurisht që mund të pasojë vetëm pasoja tragjike për qyterarët tanë.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts