Tuesday, April 23, 2024
HomeKronika“Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protesta para Ministrisë së Brendshmë,...

“Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protesta para Ministrisë së Brendshmë, për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë

-

Ditën e sotme në orën 19:00 do të zhvillohet protest përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarja e rëndë të ndodhur të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.

Protesta u iniciua nga shoqeria civile. Ndërkohë kësaj proteste pritet ti bashkohet edhe opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook shkruajti se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.

Edhe Partia Demokatike ka shprehur mbështetjen për protestën. Deputetja e PD Albana Vokshi përmes një deklarate për mediat ju bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts