Wednesday, August 17, 2022
HomeKronikaTragjedia në Himarë/ Tase mbërrin në gjykatë, sot masa e sigurisë për...

Tragjedia në Himarë/ Tase mbërrin në gjykatë, sot masa e sigurisë për policin që vrau Jonadën

-

 

Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë efektivi Arjan Tase i cili më 2 gusht 2022, vrau me skaf vogëlushen 7 vjeçare Jonada.

Vajza po lahej me të atin në plazhin e Potamit në Himarë kur helikat e skafit që drejtohej nga komisari Tase e dëmtuan duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasjes me dashje” ndaj Arjan Tases i cili deri ditën e tragjedisë mbante postin e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndryshe nga akuza që kishte depozituar policia që ishte “vrasje nga pakujdesia”

Tase do të mbrohet nga një avokat kryesisht, Aleks Prifti ndërsa prokuroria do të përfaqësohet nga Eranda Visoci.

Si prova për të mbështetur akuzën e “vrasjes me dashje” është dhe fakti që Tase kishte patentë për mjetin ujor dhe dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i këtyre mjeteve në breg të detit për qytetarët.

Ka qenë rreth orës 14:00, (2 gusht 2022) kur efektivi i policisë i cili ishte me pushime, pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bordin e skafit ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, disa metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonadën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts