Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell fton më 18 gusht në një takim takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Data është bërë e ditur sot nga shefi I diplomacisë së Brukselit përmes një postimi në twitter.
“Ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të diskutojë më 18 gusht në Bruksel për vijimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit” thuhet në postimin në tëitter.
Kurti dhe Vuçiç ftohen të diskutojnë për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.
Takimi vjen , disa ditë pasi që tensionet shpërthyen në veriun e Kosovës për shkak të vendimit të qeverisë për zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.
Sipas vendimit të qeverisë makinat që kanë targa të lëshuara nga Serbia duhet të pajisen me targa të Kosovës dhe personat që hyjnë në Kosovë me dokumente serbe t’i zëvendësojnë ato me një dokument të përkohshëm, njësoj sikundër veprohet në Serbi me qytetarët e Kosovës. Ky vendim u kundërshtua nga serbët lokalë të cilët më 31 korrik vendosën barikada në veri të Kosovës.
Më kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë për 1 shtator zbatimin e masave me kusht që të hiqeshin barrikadat.