Wednesday, September 27, 2023
HomeKronikaGreqi/ Shqiptari godet disa herë me thikë grekun, dyshohet prishje e pazareve...

Greqi/ Shqiptari godet disa herë me thikë grekun, dyshohet prishje e pazareve të drogës

-

 

Një shqiptar ka plagosur me thikë një shtetas grek në sheshin qendron të Spartës pasditen e së shtunës.

Si pasojë e plagëve ai është dërguar menjëherë në një spital në Athinë, teksa ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak i konfliktit të jetë prishja e pazareve të drogës.

Ngjarja ka ndodhur kur viktima ka debatuar me djalin me origjinë shqiptare i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur vazhdimisht duke e plagosur rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë vënë në pranga autorin.

Ndaj shqiptarit është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa po shqyrtohet mundësia që autori dhe viktima të kenë qenë përdorues droge, raporton Protothema.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,873FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts