Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga transformimi i qendrës së kontrollit teknik të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë duket shndërrimi i qendrës dikur dhe aktualisht.
Krahas pamjeve, në postimin e tij, Rama shkruan:
Ja edhe transformimi i Qendrës së Kontrollit Teknik, të DRSHTRR Shkodër, dhe kushtet sot, tërësisht ndryshe
Kjo qendër i shërben Bashkive: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau i Dejës, për mbi 55,821 mjete aktive dhe 90,374 drejtues mjeti.