Tuesday, March 19, 2024
HomeKronikaShëngjin, bllokohen 3 'Jet Ski'/ Policia bllokon 3 mjetet lundruese dhe gjobit...

Shëngjin, bllokohen 3 ‘Jet Ski’/ Policia bllokon 3 mjetet lundruese dhe gjobit drejtuesit

-

Policia Kufitare në Shëngjin ka bllokuar 3 mjete lundruese “Jet ski” duke ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e tyre.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.

 

 

Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts