Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëBerisha e Meta në një linjë për primaret/Vendosim me votë kandidatët e...

Berisha e Meta në një linjë për primaret/Vendosim me votë kandidatët e bashkive

-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilëson historik procesin e zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiak nëpërmjet primareve. Sipas Berishës, ky proces është më i rëndësishmi që nga vendosja e pluralizmit duke i dhënë fund kryetarokracisë. Procesi është përshëndetur edhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili theksoi se kjo është një vlerë e shtuar për të gjithë opozitën. Sa i përket nismës së mazhorancës për ligj që do të pengonte kandidimin e Berishës e Metës, liderët e opozitës e cilësuan këtë si një iniciativë që do të përshpejtonte rënien e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta konfirmuan edhe njëherë se përzgjedhja e kandidatëve për kryebashkiak në zgjedhje lokale do të bëhet nëpërmjet primareve. Në të njëjtën linjë, dy liderët e opozitës e cilësuan këtë si një proces historik për vendin.

”Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht.”

Sali Berisha, kryetar i PD

“Zgjedhjet lokale me primare… une i ftoj te gjithe opozitaret te forcojne monitorimin ndaj bashkive, investigimin dhe denoncimin…pershendes primaret, ide e mrekullueshme…kjo do te ishte e mrekullueshme per te gjithe koalicionin.”

Ilir Meta, kryetar i PL

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët edhe për nismën më të fundit të mazhorancës socialiste për të ndaluar me ligj kandidimin e tij dhe të ish-presidentit Ilir Meta, duke i justifikuar me shpalljen non-grata apo ligjin e lustracionit.

Në një tekst që kam parë unë kjo nuk ekziston, por nëse dëshirojnë i ftoj ta bëjnë. Nuk kam asnjë lloj…Ka standarte europiane të qarta, ka rezoluta Parlamenti Europian për të gjitha këto. Në qoftë se do të bëjnë një ligj anti-Berishë, ta provojnë! I siguroj se vrulli dhe hovi vetëm do të rritet. Në ligj, që të jemi saktë, në draftin e tyre që ma kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi, ata kanë “Lustracionin”. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit, kjo nuk mund të ketë asnjë hezitim. Atë që bën PS, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta. Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, autoriteti i hapjes së dosjeve ekziston, nuk ka nevojë të ngrihet.

Sali Berisha, kryetar i PD

 

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts