Thursday, October 6, 2022
HomePolitikë“Mekanizmi i fundit drejt parajsës së drogës dhe krimit”/Berisha reagon ashpër për...

“Mekanizmi i fundit drejt parajsës së drogës dhe krimit”/Berisha reagon ashpër për dhënien e nënshtetësisë për investitorët

-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka reaguar ashpër për dhënin e pasaportave për investitorët që duan të investojnë në Shqipëri.

Ai e ka cilësuar këtë si mekanizmin e fundit të shtrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit rajonale botëror.

Deklarata e Berishës:

Është thjeshte një thirrje narkotrafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, bashkohuni në Shqipëri. Është mekanizmi i fundit të shtrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit rajonale botëror.

Pasaporta e ratë në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri për të thithur investime të huaja, kurse në narkoshtetin e parë dhe të vetëm si Shqipëria, është një kanal i zi për të narkoeurot e trafikantëve të pashpirt të rajonit e botës, është kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat korruptive po shkatërron sot Tiranën…

Pasaporta e artë në një narkoshteti si Shqipëria është mekanizëm shtesë vdeksorë për konkurrencën e ndershme në vend.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts