Sunday, September 25, 2022
HomePolitikëDita Europiane e viktimave të regjimeve totalitare/Meta: Homazhi na thërret për liri...

Dita Europiane e viktimave të regjimeve totalitare/Meta: Homazhi na thërret për liri dhe mbrojtje të demokracisë

-

Njëzetetre gushti shënon ditën e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare në Europë, dhe me këtë rast, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar që të nderohen me respekt jetët e pafajshme që kanë ikur nga kjo botë për idealet e lirisë.

“Në Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare nderojmë sot me respekt dhe përulje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Nderojmë gjithashtu dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve, të të mbijetuarve në kampet e vdekjes, si dhe të familjeve të persekutuara dhe të internuara padrejtësisht, simbole të përhershme rezistence dhe qëndrese ndaj së keqes”, shkruan Meta në Faecbook.

Në vijim ish-Presidenti shprehet se pikërisht kjo ditë na kujton se duhet të luftojmë për lirinë kundër autoritarizmit aktual në politikë dhe jetën e përditshme.“Kjo ditë kujtese, homazhi por edhe aktualiteti që na thërret për Lirinë, të frymëzojë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, në mbrojtje të demokracisë, lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”, nënvizon ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,501FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts