Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMeta: Edi Rama i ka bërë shantazh SPAK-ut

Meta: Edi Rama i ka bërë shantazh SPAK-ut

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në një intervistë se  Edi Rama i ka bërë shantazh SPAK-ut.

“Unë nuk e di të ketë pasur ndonjë shqetësim nga dikush për ndonjë deklaratë tjetër. Ajo që mund t’ju them unë që Edi Rama i ka bërë shantazh SPAK dhe e mban tërë kohës në shantazh. Ju thotë që ju jeni krijesa jonë. Jam politikan që jam ballafaquar gjithmonë me drejtësinë”, tha Meta.

Meta shtoi me tej se drejtësia nuk duhet të gjunjëzohet nga Rilindja.

“Edi Rama mashtrimet më të mëdha, krimet më mëdha i ka bërë duke spekuluar me gjoja SHBA-në. Rama është shkelës i ligjit amerikan. Ka marrë në qafë edhe një qytetar shqiptar, z.Bilal i cili ka ngrënë dhe burgun dhe ky ka shpëtuar më një marrëveshje bashkëpunimi”, tha ai më tej.

300 euro ora për studion ligjore: Pse nuk e paditi gazetën austriake

Meta thotë se kishte hequr dorë nga padia për revistën austriake ‘Kronen Zeitung’ që e kishte akuzuar për lobim dhe korrupsion për arsye ekonomike.

Ai tregoi se kompani që merren me çështjet e shpifjeve të mediave në Austri, e kishin sugjeruar të hiqte dorë pasi shpërblimi do të ishte shumë modest ndërsa shpenzimet kolosale.

“Kjo gjë m’u vlerësua e panevojshme nga kompanitë që merren me çështjet e shpifjeve të mediave në Austri. Gjyqi ishte i fituar, por sipas ligjeve austriake dëmshpërblimi do ishte modest, ndërkohë shpenzimet e gjyqit që mund të zgjaste pa fund, ishin shumë të mëdha. 300 euro ora për një studio ligjore. Ato që ka shkruar gazeta janë shpifje, nuk kemi ndërmend të harxhomë energji të kota. S’ka nevojë t’i kthej përgjigje, njihet si një gazetë që prodhon skandale. Heqja dorë nga padia ishte rekomandim i miqve të mi politikanë në Austri”, tha Meta.

Media austriake akuzonte kreun e Partisë së Lirisë se kishte paguar 700 mijë dollarë për lobime në SHBA.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts