Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaNdalohet në Muriqan shkodrani me 200 mijë euro të fshehura në makinë

Ndalohet në Muriqan shkodrani me 200 mijë euro të fshehura në makinë

-

Një 53-vjeçar nga Shkodra, është proceduar penalisht pasi u kap me më shumë se 202 mijë euro në pikën kufitare të Muriqanit.

Policia bën me dije se shtetasi i identifikuar si I. B., 53 vjeç, banues në Shkodër nuk deklaroi këtë shumë parash në pikën kufitare.

Tashmë ai akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë është sekuestruar shuma e parave prej 202 060 eurosh, të cilat dyshohet se shkodrani i kishte përfituar nga veprimtari kriminale.

Shuma e parave u gjet në makinën e tij tip “Benz” me të cilën dhe po udhëtonte.

“Shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me homologët në Mal të Zi dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 202 060 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale. “- njofton policia. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts