Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëMeta : Shtatori një pranverë, s'kemi Atdhe për të humbur

Meta : Shtatori një pranverë, s’kemi Atdhe për të humbur

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, parlajmëroi se pranvera politike po afron me shtatorin.

Në fjalën përshëndetëse në kampingun me të rinjtë në Jalë ai tha se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe triumfi mbi tiraninë po afron.

Meta: Jam shumë optimist që javët e para të shtatorit do jenë pranverë e jashtëzakonshme dhe pse shumë e vonuar. Pranvera vjen çdo ditë por rinia vetëm njëherë. Këtë rininë tonë mos t’ja japim botës por vendit tonë dhe ta bëjmë Shqipërinë zonjë, një vend krenar, ta bëjmë vendin e gjithë shqiptarëve të lumtur.

Shqipëria siç e keni parë në Jalë ka diell për të gjithë prandaj duhet alternativë gjithëpërfshirëse dhe triumfi shumë shpejt i lirisë mbi tiraninë. Ne do fitojmë dhe tu japim lirinë dhe patronazhistëve, dhe ata do ndihen më të mirë dhe më të lirë dhe do kenë mundësi të shkëlqyera.

Meta ja tha me këngë Ramës se numërimi mbrapsht ka nisur.

Meta: Iku koha e ndeshjeve të trukuara, iku koha e opozitës në xhep të Edi Ramës dhe oligarkëve. 99% e shqiptarëve presin ndryshimin dhe e presin tani.

Meta foli edhe për shpopullimin e vendit dhe emigrimin e të rinjve, duke deklaruar se beteja e Partisë së Lirisë për 200 vitet e ardhshme është që “nuk kemi atdhe për të humbur”.

Meta: Është si mbrëmja e fundit për këto ditë, kështu që duya t’ju falënderoj për ato momente të jashtëzakonshme që kam kaluar në kamp. Edhe ato përshtypje të mrekullueshme që kam marrë nga komuniteti i Jalës. Njëkohësisht edhe për atë promovoim që i bëni të rinjve për të vizituar Jalën. Ju e dini kush është beteja jonë, është beteja për 200 vitet që vijnë.

Nuk kemi atdhe për të humbur. Nuk kemi atdhe për të braktisur sepse jemi shqiptarë, të lidhur ngushtë me vendin tonë, me qytetin, familjen dhe duhet t’i japim fund kësaj drame dhe vijnë për arsyet që kemi folur vazhdimisht.

Fundi i kësaj drame është që rinia dhe mundësitë për integrimin e saj këtu, për mundësitë e reja që jepen këtu, është prioriteti i prioriteteve tona. Keni bërë dhe shumë diskutime të karakterit social dhe ekonomik. Jemi të qartë për mesazhet që do të tejçojmë kudo që shkojmë, në çdo shkollë, universitet dhe pranë çdo komuniteti.

Mos zgjidhni rrugën më të gabuar për të braktisur vendin dhe familjen tonë, hajde të bashkohemi dhe të shporrim këtë qeveri që punon për një pakicë të pangopur, të babëzitur dhe që nuk e lidh asgjë me vendin tonë të mrekullueshëm, me të ardhmen tonë dhe t’i japim Shqipërisë shkëlqimin që meriton.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts