Tuesday, October 4, 2022
HomePolitikëBerisha për shkarkimin e Gledis Nanos: “E hëngri mafia Rama-Çuçi”

Berisha për shkarkimin e Gledis Nanos: “E hëngri mafia Rama-Çuçi”

-

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas shkarkimit të Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në statusin e tij në Facebook, Berisha thekson se Nano nuk u shkarkua se zbuloi lidhje të krimit të Veliut dhe të kupolës tjetër, por sipas kreut të PD atij i kushtoi kokën, afera e Olsi Ramës me Call-Center

Statusi:

Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,513FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts