Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetBordi ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shitet...

Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shitet…

-

 

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburantit. Duke filluar nga kjo e premte, nafta do të shitet me 5 lekë më pak, pra për 232 lekë/litri, kurse benzina është ulur me 4 lekë dhe do të shitet me 192 lekë/litër. Sa i përket çmimit të gazit, ai mbetet i pandryshuar.

“Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.n Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts