Thursday, October 6, 2022
HomeKronikaKontrolle të befasishme, policia ndalon makinat luksoze, arrestohet 33-vjeçari nga Shkodra, dhjetëra...

Kontrolle të befasishme, policia ndalon makinat luksoze, arrestohet 33-vjeçari nga Shkodra, dhjetëra të tjerë të shoqëruar

-

Policia e Shtetit/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Kontrollet u përqëndruan në të gjitha qarqet e vendit dhe gjatë tyre u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP-ve, si dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Sekuestrohen dy armë zjarri, një në Fushë Krujë dhe një në Shkodër, vihen në pranga 3 shtetas.

Kapet në Fushë Krujë një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Në pranga edhe një 33-vjeçar që transportonte personin që kishte armë zjarri me vete.

Gjithashtu, kapet në Shkodër një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet.

Dhjetëra persona me precedentë kriminal u shoqëruan në ambientet e DVP-ve dhe të Komisariateve në varësi, për verifikim.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, përgjatë orëve të vona të mbrëmjses së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u pëfshinë focat operacionale të DVP-ve , Shqiponjat dhe FNSH-të.

Si rezultat i kontrolleve në Fushë Krujë, nga Forcat Operacionale të DVP-Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH Tiranë, u kapën në flagrancë shtetasit :

– Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N., 38 vjec, banues në Kurbin dhe Xh. Ç., 28 vjec, banues në Luz, Fushë Krujë.

Këta shtetas qarkullonin me një mjet tip “Audi” nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues shtetasin XH. Ç. dhe pasagjer shtetasi Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N.
Në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit të shtetasit Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Po gjatë operacionit, në Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe ato Operacionale të Shkodrës, me mbështetjen e FNSH-së, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

– S. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municon luftarak, në automjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮🇦🇱

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts