Sunday, September 25, 2022
HomePolitikëParalajmëron Meta: Rezistencë ballore kundër Ramës, së shpejti iniciativa për protesta

Paralajmëron Meta: Rezistencë ballore kundër Ramës, së shpejti iniciativa për protesta

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi çështjen e Autoritetit të Dosjeve dhe agjentin I.M., për të cilat tha se është një nga aktet më të ulëta.

“Është një nga aktet më të ulëta. Ky është një regjim i pashpresë”, tha Meta.

Në një intervistë të dhënë Meta tha se përballja me kryeministrin Rama do të jetë ballore dhe se shumë shpejt partia e Lirisë do të nisë iniciativat për protesta.

Format për rrëzimin e Ramës?Meta: Rezistencë ballore. Partia e Lirisë shumë shpejt do të fillojë iniciativat për protesta antikorrupsion dhe do t’i bëjë thirrje qytetarëve që jo vetëm të bashkohen , por do të evidentojë të gjithë kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Korruptimi i Lulzim Bashës ishte një nga gjërat që ka arritur Rama. Tani Agjenda e Ramës dhe e Bashës është e përbashkët”, ka thënë më tej Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,501FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts