Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar takim me gratë pjesë të Partisë së Lirisë në degën Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se rrezikojmë të shpërbëhemi dhe si komb dhe si shtet pasi është rrezikuar vetë familja shqiptare.
Meta foli dhe për ikjen e shumë personave jashtë vendi prej jetesës së vështirë këtu.
Sakaq ai tha se pagat e pensionet nuk rriten sepse do të ishte e vështirë të vidhej në këto përmasa që vidhet.
Ilir Meta: Rrezikojmë të shpërbëhemi dhe si komb dhe si shtet pasi është rrezikuar vetë familja shqiptare. Çdo ditë takoj gra, nëna që thonë se dhe fëmija i fundit iku për në Gjermani dhe për në Angli, sepse nuk mund të jetonin këtu nuk mund të blinin një apartament këtu dhe se nuk mund të përballonin jetën me këto rroga. Nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Do të bëjmë për nënat atë që bëjnë danezët, një demokraci të qëndrueshme. Pse të mos bëjmë ne aq sa bëhet në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të zi apo dhe aq sa bëhet në Serbi. Nuk janë rritur pagat e pensionet sepse do të ishte e vështirë të vidhej në këto përmasa.