Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar Eriol Brahimllarin në postin e drejtorit të kabinetit të tij.
Meta shkruan se ka besim se ai do të japë kontribut në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe përfshirjen e rinisë.
“Kënaqësi të konfirmoja sot z.Eriol Brahimllari si Drejtor të Kabinetit tim.
Besoj se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe në veçanti në politikat tona për përfshirjen e rinisë dhe mbështetjen e familjeve të reja”, shkruan Meta.