Saturday, March 15, 2025
HomePolitikëShqipëria me dy helikopterë Blackhawk në 2023/ Peleshi: Presim dhe të tjerë...

Shqipëria me dy helikopterë Blackhawk në 2023/ Peleshi: Presim dhe të tjerë të modeleve të fundit

-

Shqipëria do të krijojë një flotë të plotë të helikopterëve. Ministri Niko Peleshi ka deklaruar se dy BLACKHAWK do të mbërrijnë së shpejti e më tej dhe të tjerët. Deklaratën ai e ka bërë në ceremoninë e diplomomit të 11 pilotëve të rinj, mes tyre dhe një grua.

Shqipëria do të sigurojë vitin e ardhshëm dy helikopterë Blackhawk, cilësuar si ndër më të mirët në botë.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në ceremoninë e diplomimit të 11 pilotëve të rinj që do t’i bashkohen Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Peleshi deklaroi se flotës prej pesë helikopterëve të Shqipërisë do t’i shtohen edhe të tjerë, madje të modeleve më të fundit.

Së pari do të mbërrijnë dy Blackhawk e më tej numri do të shtohet.

“Baza e parë taktike ajrore e NATO-s, baza e Kuçovës është tani në ndërtim e sipër dhe ky është një zhvillim historik.

Në komponentin e pasurimit të teknikës ajrore, përsëri jemi në momente historike, sepse duke filluar nga viti që vjen ne do të nisim ndërtimin e flotës ajrore me helikopterët Blackhaëk.

Dy helikopterët e parë do të vijnë vitin që vjen dhe më pas ky numër do të shtohet drejt konsolidimit dhe krijimit të një flote të vërtetë ajrore me helikopterët më të mirë në botë,” tha ai.

Helikopterët amerikanë Blackhawk konsiderohen si më të shpejtët në botë dhe që përdoren në disa shtete të botës. Madje ata rezultojnë të kenë qenë efektiv në mjaft beteja ushtarake.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts