Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëBerisha sot në Postribë të Shkodrës, në përkujtimin e kryengritjes së parë...

Berisha sot në Postribë të Shkodrës, në përkujtimin e kryengritjes së parë antikomuniste

-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të marrë pjesë sot në ceremonitë përkujtimore që zhvillohen në Postribë të Shkodrës në përkujtim të kryengritjes së parë antikomuniste që u zhvillua në Shqipëri në vitin 1946 .

Berisha njoftoi në Fb se “në orën 10.00 do të marr pjesë në një ceremoni në Postribë të Shkodrës për të përkujtuar kryengritjen kundër regjimit komunist. Më pas, në orën 10.45, sërish në Postribë, do të zhvillojmë bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët,”shkroi kreu i opozitës.

“Si sot, 76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore.

Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qendronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës.

Në një kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm dhe do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë.

Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts