Friday, March 21, 2025
HomePolitikëMeta: Kryengritja e Postribës frymëzon përpjekjet tona për liri e demokraci

Meta: Kryengritja e Postribës frymëzon përpjekjet tona për liri e demokraci

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi në përkujtim të Kryengritjes së Postribës.

Meta tha se kjo ngritje duhet të frymëzojë përpjekjet për liri dhe demokraci.

“Përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohjen më të thellë luftëtarët e lirisë, atdhetarët, patriotët dhe intelektualët që 76 vite më parë i prinë Kryengritjes antikomuniste të Postribës, u martirizuan, u burgosën dhe u internuan në emër të dinjitetit njerëzor, për një Shqipëri plotësisht të lirë dhe demokratike.

Kjo ngjarje e rëndësishme, që bën sot krenar çdo malësor, çdo shkodran dhe çdo qytetar të vendit do të frymëzojë përherë përpjekjet tona për lirinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë, për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!

Lavdi përjetë martirëve të Postribës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë!” shkruan Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts