Sistemi TIMS ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik. Sulmi në Rinas ka ndodhur në mesnatë, ndërsa dyshohej se të dhënat e sistemit TIMS të jenë marrë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e cila ka njoftuar se aktualisht dy sportele në pikën e kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS.
Gjithashtu shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Njoftim i Ministrisë së Brendshme:
Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.