Saturday, March 15, 2025
HomeArsimKlasat e para 1 mijë nxënës më pak

Klasat e para 1 mijë nxënës më pak

-

Këtë vit numri i nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave do të jetë më i ulët.
Në klasat e para u regjistruan rreth një mijë fëmijë më pak se shtatorin e kaluar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit rezulton se abetaren  do të nisin me afro 29 mijë fëmijë nga 30 mijë që ishin vitin e shkuar. Edhe pse ende nuk është bërë me dije numrin total të nxënësve në sistemin para universitar numri pritet të jetë më i ulët.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në 5 vitet e fundit janë regjistruar rreth 56 mijë nxënës më pak dhe I njëjti trend pritet të jetë dhe për vitin shkollor 2022 – 2023.

Referuar INSTAT në arsimin fillor ka 16 mijë fëmijë më pak, në ciklin e lartë të arsimit bazë 24 mijë dhe në gjimnaze numri i nxënsve krahasuar me 5 vite të shkuara është 14 mijë më pak.

Ekspertë të arsimit situatën e shohin me shqetësim dhe thonë se është shkaktuar nga rënia e numrit të lindjeve dhe largimeve massive nga vendi.

Ndriçim Mehmeti: Kemi 1 mijë më pak por kjo është një trokitje e madhe. Po të llogaritet që janë 1 mijë nxënës që janë më pak do të thotë sa mësues janë më pak.

Në disa qytete nxënësit edhe këtë vit do të detyrohen të zhvillojnë mësim deri në orët e vona të pasdites.
Në Tiranë për shkak se disa shkolla janë ende në rikonstruksion e të tjera kanë numër të lartë fëmijësh të paktën në 22 institucione arsimore mësimi do të jetë me dy turne.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts