Tuesday, October 4, 2022
HomePolitikë24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Berisha: Frymëzim për t’u ngritur fuqishëm...

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Berisha: Frymëzim për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe për të rrëzuar këtë regjim

-

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, në ceremoninë e përvjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, u shpreh: Për t’u përulur me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj veprës së tribunit legjendar të shqiptarëve, Azem Hajdari.

Ai guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët. Të vendoset në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizjeje, e cila në një hark kohor 3-vjetor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij ndanë epokat. Ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm në veprën e tij. Sot Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Në këtë kontekst vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim i cili qëndron mbi votën e vjedhur të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,513FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts