Sunday, September 25, 2022
HomeShendetesiOBSH: Mbi 17 milionë europianë vuajtën nga “Covid i zgjatur” në 2020-21

OBSH: Mbi 17 milionë europianë vuajtën nga “Covid i zgjatur” në 2020-21

-

 

Të paktën 17 milionë europianë vuajtën nga “Covid i zgjatur” në vitet 2020 dhe 2021, sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky numër korrespondon me 16% të 102.4 milionë njerëzve të infektuar nga virusi gjatë dy viteve të para të pandemisë në gjithsej 53 vende të kontinentit europian.

Lodhje, kollë, gulçim, ethe, humbje të nuhatjes dhe shijes, depresion.

Personat me covid të zgjatur kanë raportuar një ose më shumë simptoma, përgjithësisht në tre muajt e parë pas infektimit dhe vazhdojnë për të paktën dy muaj.

“Miliona njerëz në rajonin tonë, i cili përfshin pjesë të Europës dhe pjesë të Azisë Qendrore, kanë vuajtur nga simptomat për shumë muaj pas ekspozimit fillestar ndaj Covid-19”, tha kreu i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge.

“Qeveritë dhe institucionet shëndetësorë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje”, theksoi ai, duke vënë në dukje “një nevojë urgjente për analiza më të avancuara, për investime më të mëdha dhe rritje të mbështetjes dhe solidaritetit për ata që vuajnë nga sëmundja”.

Covid i zgjatur prek gratë dy herë më shumë, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë bazuar në llogaritjet e Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME, SHBA).

Sipas IHME, rreth 145 milionë njerëz në total në mbarë botën kanë vuajtur nga Covid-i i zgjatur në vitet 2020 dhe 2021.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,501FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts