Friday, April 19, 2024
HomePolitikëProjekti i ri i Reformës Territoriale /PD mbledh sot Grupin parlamentar

Projekti i ri i Reformës Territoriale /PD mbledh sot Grupin parlamentar

-

Partia Demokratike ka njoftuar sot se do të mbledhë grupin parlamentar për të prezantuar, propozimet e saj mbi Reformën Territoriale.

Në njoftimin zyrtare thuhet se “ më 14 shtator, ora 12.00, Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve në selinë e PD-së, me këtë rend dite: Prezantimin e propozimit dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.”

PD-ja po avancon në këtë drejtim, pavarësisht se Grupi parlamentar i PS vendosi se nuk do ta ndryshojë, ndarjen aktuale me 12 qarqe dhe 12 bashki.

Por, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka vënë theksin disa herë për Reformën Territoriale dhe rëndësinë e kthimit të pushtetit vendor tek qytetarët.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Fier në korrik të këtij viti, Berisha njoftoi se “ne jemi të angazhuar në një betejë shumëplanëshe. Në një anë alternativat që do t’iu ofrojmë qytetarëve. Grupi i punës me në krye Oerd Bylykbashin, Yllsi Asllanin, Ivi Kason, Bresnik Aliajn dhe ish-qeveritarët tanë vendorë të shkëlqyer do të paraqesin para shqiptarëve projektin e ri të reformës territoriale i cili ka vetëm një synim, rikthimin te qytetari.

Sot personeli i emëruar dhe në tërësi pushteti vendor shpenzon rreth 10% më shumë se shpenzonte më parë, shërbimet janë përtokë, investimet janë përtokë. Para dy ditësh dëgjova kreun e qarkut Korçë i cili i tha se gjatë 8 viteve janë ndërtuar në këtë qark 58 km. Kjo është një histori që komunitetet u braktisën, fshatrat u braktisën, përqendrimi i fondeve u bë tërësisht në Tiranë, ose në fushata elektorale dhe u bë një vjedhje që nuk ka kufi,” shtoi Berisha në vazhdim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts