Tuesday, March 19, 2024
HomeKronikaDo shiteshin online, sekuestrohen mallra të kontrabanduara me vlerë mbi 1 milion...

Do shiteshin online, sekuestrohen mallra të kontrabanduara me vlerë mbi 1 milion lekë, dy të arrestuar…

-

 

Policia e Lezhës ka goditur 2 raste të tentativës për tregtim të mallrave të kontrabanduara.

Uniformat blu kapën duke transportuar me furgonët përkatës mallra të ndryshëm të kontrabanduara, me vlerë totale rreth 1 250 000 lekë.

Në pranga ranë 2 shtetas.

– A. D., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “Skuraj”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, me vlerë totale rreth 1 000 000 lekë të rinj, për të cilat shtetasi A. D. nuk ishte i pajisur me faturë tatimore;

– A. K., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi në aksin rrugor “Milot -Rrëshen”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë të rinj, për të cilat 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.

Nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts