Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëKryemadhi pas takimit e ambasadoren Kim: Kush e ka gëlltitur çorbën e...

Kryemadhi pas takimit e ambasadoren Kim: Kush e ka gëlltitur çorbën e prishur, ka për të vjellë gjithë jetën

-

Monika Kryemadhi foli në një komunikim për mediat ,pas takimit në KQZ me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se ligji për financim të partive politike ka nevojë për shqyrtim. E ndalur tek financimi i rus për PD, ajo theksoi se kushdo që e ka gëlltitur çorbën e prishur, ka për të vjellë gjithë jetën.

“Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cënojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë. Ka më shumë se 6  vite që flas për influencën ruse në vend. Por më mirë vonë se kurrë. ka ardhur koha që dy paritë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim. Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista. përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje. Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjedhur gjithë jetën”, tha ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts