Në kuadër të vizitës në SHBA delegacioni i Parlamentit shqiptar së bashku me ish-kryeministrin e Kosovës Abdulla Hoti kanë marrë pjesë në disa takime në Kongresin Amerikan.

Mbas takimeve të shumta me senatorë në grupin e deputetëve bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës Abdulla Hoti, zhvilluan takime në Kongres. Në takimin me bashkëkryetarin e grupit për Shqipërine Cong Robert Aderholt, delegacioni falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë çështjes shqiptare, veçanërisht antarësimit të Shqipërisë në NATO.

Kongresmeni Aderholt theksoi se zhvillimet gjeopolitike kërkojnë forcimin e mardhënieve të vendeve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e kushtetutës si mënyra më e mirë për t’u përballur me forca malinje që janë kundër NATO-s dhe të ardhmes Europiane të Ballkanit

Kongresmeni Pete Session mbështetës prej kohësh i Shqipërisë theksoi se sulmi i Iranit karshi Shqipërisë duhet konsideruar si sulm karshi Amerikës dhe NATO-s dhe Kongresi do kërkojë në qëndrim të përbashkët demokratë dhe republikanë angazhime konkrete të administratës Amerikane.

Në takimin e zhvilluar në Atlantik Council me autoritete të larta Amerikane të gjeopolitikës, sigurisë dhe mbrojtjes me deputetë nga Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria u diskutua për iniciativën e 3 deteve, sigurinë kibernetike dhe sulmin rus mbi Ukrainën dhe efektet në Ballkan.

Në fjalën e tij në emër të kolegëve si organizator i këtij takimi Mediu theksoi nevojën për një vëmendje më të madhe në vazhdim të SHBA për zhvillimet demokratike në Ballkan si dhe përpjekjet për t’iu kthyer konflikteve të vjetra me ndërhyrjen e Rusisë.
Ai theksoi se nevoja për pjesmarrjen e vendeve të Ballkanit në iniciativën e 3 deteve është domosdoshmëri.

Ian Berzezinski theksoi se iniciativa e 3 deteve ka një rëndësi të madhe për Europën Qëndrore dhe Juglindore. Përfshirja e Ballkanit në projektet e infrastrukturës, energjisë dhe teknologjisë është përgjigja më e mirë për sfidat gjeopolitike dhe presionin ekonomik, ushtarak që ushtrohet mbi Ballkanin nga Rusia apo Kina nëpërmjet iniciativave 14+1 apo “Belt and Road”(rruga e mëndafshit).

Ish zv. sekreatri i Mbrojtjes Kremer dhe Gjenerali Wheeler vunë theksin në nevojën e mbrojtjes kibernetike në partneritet me kompanitë më të mira në fushën e teknologjisë. Sulmi i Iranit mbi Shqipëri tregon qartë se tashmë efekti i sulmeve kibernetike tejkalon interesat dhe mbrojtjen e një vend të vetëm
Deputetet Gjylameti dhe Çupi theksuan nevojën e angazhimit për përballimin e sulmit kibernetik dhe mundësitë dhe oportunitetet që jep zhvillimi i teknologjisë.
Çështjet e sigurisë nuk mund të injorojnë nevojën për forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit.