Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetMoti i keq në Tropojë, kryebashkiaku kërkon ndihmë urgjente: Disa shtëpi në...

Moti i keq në Tropojë, kryebashkiaku kërkon ndihmë urgjente: Disa shtëpi në rrezik shembje…

-

 

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi kërkon ndihmë urgjente nga autoritetet përgjegjëse shtetërore, për shkak se territori i bashkisë të cilën ai e drejton është në situatë emergjente nga përmbytjet që kanë shkaktuar reshjet e pandërprera të shiut.

Byberi u ben thirrje banorëve që të kenë kujdes.

“Situatë emergjente e tejskajshme në Tropojë.

Shiu i pandërprerë prej dy ditësh shoqëruar me stuhi e rrebeshe po sjell dëme të mëdha në Tropojë. Ndodhem sëbashku me stafin tim prej mesnate në njësinë administrative  Bytyç, ku po monitorojmë situatën.

Jo vetëm rrugët, kanalizimet, janë të tejmbushura por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetarëve.

Gjendja më  alarmante eshte në fshatin  Vlad, por pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofë natyrore.

Apeloj në mënyrë urgjente jo vetëm pranë institucioneve përgjegjëse shtetërore por dhe tek secili banor i Tropojës për kujdes të shtuar dhe solidaritet.

Kujdesi më i madh duhet të jetë tek rezervuaret e tejmbushura të cilët rrezikojnë në raste si ky.

Ne jemi e do të jemi pranë qytetarëve kudo ku janë në vështirësi me mjetet dhe burimet tona njerëzore që të përballojmë këtë situatë të rëndë e të papritur”, njofton Byberi në rrjetet sociale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts