Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëVuçiç në ceremoninë e oficerëve serbë / Kosovën s’ia japim askujt

Vuçiç në ceremoninë e oficerëve serbë / Kosovën s’ia japim askujt

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dërguar një mesazh për Kosovën gjatë ceremonisë promovuese së oficerëve serbë.

Në fjalimin e tij, ai tha se Kosovën ‘s’ia jep askujt’ dhe asnjë ‘pëllëmbë të territorit serb’.

Vuçiç në ceremoninë e oficerëve serbë: Kosovën s’ia japim askujt

‘Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjese tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë’, tha Vuçiç.

Vuçiç foli edhe për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke shtuar se këtë e arrijnë me përparim ekonomik.

Mbi këtë temë sot ka folur edhe kryeministri Albin Kurti për një gazetë kroate. Ai tha se e sheh me shqetësim që Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Për këtë, Kurti tha se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk e përjashton mundësinë e luftës.

‘Asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë, rroftë oficerët më të rinj të ushtrisë sonë, rroftë Serbia’, ka përfunduar Vuçiç.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts