Thursday, September 29, 2022
HomePolitikëRama: Sulmet kibernetike janë kryer nga ambasada iraniane në Tiranë

Rama: Sulmet kibernetike janë kryer nga ambasada iraniane në Tiranë

-

 

Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Wake Up” në Amerikë, komentoi sulmet kibernetike në Shqipëri. Rama deklaroi se Irani ka sponsorizuar katër grupe, një prej të cilave qëndron në krye të këtyre sulmeve.

Sipas kreut të qeverisë, bazuar në informacione dhe fakte konkrete, sulmet kibernetike janë kryer nga ambasada e Iranit në Tiranë.

“Dua ta bëj të qartë, nuk akuzova Iranin. Kemi prova mbështetur në prova të skuadrës së Microsoft dhe agjencive të specializuara amerikane që pas sulmit është Irani, që ka sponsorizuar 4 grupe, një nga ta që qëndron në krye të sulmeve terroriste kibernetike.

Nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë se ishte koha të ndërprisnim çdo lidhje me këtë regjim. Nuk mund të lejonin që ambsada e tyre të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit dhe të shërbente si qendër operative për këto sulme.”-tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,506FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts