Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëBerisha mbledh Këshillin Kombëtar: Rama me ”Open Balkan” mbron boshtin Beograd-Moskë

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Rama me ”Open Balkan” mbron boshtin Beograd-Moskë

-

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu Këshillin Kombëtar. Në fokus të mbledhjes do të jenë diskutimet rreth situatës politike, por edhe aksioni që do të ndjekë PD-ja. Berisha tha në fjalën e tij se kryeministri Edi Rama me ”Open Balkan” mbron boshtin Beograd-Moskë.

”Edi Rama çdo javë, muaj, zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit. 

Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçiçit me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE-së.

Duke i paraqitur kërkesën për zbatimin e sanksioneve nga Vuçiçi si një kërkesë të rrezikshme për paqen e rajonin. E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bën Rama aksit Moskë-Beograd, qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës. Qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare të shqiptarëve”.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts