Friday, March 29, 2024
HomePolitikëThellohet skandali/ Hakerat depërtojnë te kamerat e sigurisë

Thellohet skandali/ Hakerat depërtojnë te kamerat e sigurisë

-

Sulmi kibernetik në Shqipëri sa vjen dhe thellohet, ndërsa hakerat kanë mundur të depërtojnë në sistemet e sigurisë së Policisë së Shtetit dhe Doganave. ‘Homeland Justice’ ka publikuar ne Telegram pamje nga ambientet e paraburgimit, ndërsa kanë aksesuar edhe kamerat e sigurisë në Rinas dhe në kufi të vendit.

Skandali  me sulmet kibernetike në vend vijon të thellohet. Hakerat kanë mundur të futen deri në sistemet e sigurisë së Policisë së Shtetit dhe Dogana, pamjet e së cilave “Homeland Justice” i kanë publikuar në Telegram.

Në videot e publikuara shihet sesi hakerat kanë kapur lëvizjet në periudha të ndryshme, në ambientet e  ambientet e policisë, paraburgimit, madje kanë mundur të aksesojnë dhe kamerat në Rinas dhe në kufi të vendit.

Faqja e “Homeland Justice”, e cila rezulton të jetë me shtrirje ruse, u shfaq fillimisht pas sulmeve kibernetike në portalin qeveritar e-Abania në korrik të këtij viti, ndërsa vijoi publikimet në shtator, ku hakerat depërtuan në sistemin TIMS. Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik për shkak të urrejtjes ndaj Qeverisë shqiptare.

Ata kanë publikuar edhe e-mailet e zyrtarëve të qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts