Friday, April 19, 2024
HomePolitikëIlir Meta përkujton në 56-vjetorin e lindjes, ish-Presidentin Bujar Nishani

Ilir Meta përkujton në 56-vjetorin e lindjes, ish-Presidentin Bujar Nishani

-

Ish-Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot,  një nga miqtë e tij të çmuar që nuk është më në jetë: Ish-Presidentin Bujar Nishani. Në një mesazh të publikuar në Fb, Ilir Meta shprehet:

“Sot, më 29 shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani. Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.

Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik.”

Ish-Presidenti Bujar Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1964 dhe ndërroi jetë më 28 maj 2022 në Gjermani.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts