Sunday, January 29, 2023
HomePolitikë''Keni mbështetjen time'', Meloni letër Berishës: Afërsia me partinë tuaj, historike...

”Keni mbështetjen time”, Meloni letër Berishës: Afërsia me partinë tuaj, historike…

-

 

Giorgia Meloni, fituesja e zgjedhjeve parlamentare në Itali i ka dërguar një letër kreut të PD-së, Sali Berisha ku e falënderon për mesazhin që ky i fundit i dërgoi pas fitores. Meloni shkruan se afërsia me PD-në është historike dhe është thelbësore të forcohet miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë. Meloni ka fyrë në histori, pasi do të jetë kryeministrja e parë grua në Itali.

Letra e plotë

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,

Giorgia Meloni

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts