Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëKosova në OKB, Serbia në BE/ Vuçiç tregon propozimin franko-gjerman...

Kosova në OKB, Serbia në BE/ Vuçiç tregon propozimin franko-gjerman…

-

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç informoi sot opinionin publik në Serbi lidhur me kërkesën që kanë bërë shtetet e mëdha të BE-së, Franca dhe Gjermania në drejtim të Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të hyjë sa më parë në BE.

Vuçiç u shpreh se propozimi i Gjermanisë dhe Francës për Kosovën është i përhershëm dhe se nuk mund ta “hedhë nga dritarja një propozim që vjen nga dy shtete të mëdha”.

“A mund të biem dakord, nuk jam i sigurt, do të them cilat janë vijat tona të kuqe”, tha ai, duke shtuar se do të bëhet në dy shina.

Ai tha se gabimi më i madh i Serbisë ishte që pranoi se BE-ja menaxhon procesin e zgjidhjes së çështjeve të Kosovës.

“Përfundimi është se nëse Serbia e lejon Kosovën t’i bashkohet të gjitha institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, Serbia do të ketë hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të rëndësishme ekonomike. Cili është pozicioni i Serbisë: Unë thashë se duhet të flasim”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se për Serbinë dhe për shkak të Kushtetutës është e papranueshme që Kosova të jetë anëtare e OKB-së dhe do të bartë pasojat e saj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts