Friday, March 21, 2025
HomeKronikaRinas/ Procedime penale, dy persona me pasaporta false, anglezi i vjedh çantën...

Rinas/ Procedime penale, dy persona me pasaporta false, anglezi i vjedh çantën e dorës pasagjerit

-

Dy shtetas, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Kosova, u proceduan penalisht nga policia e Rinasit në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. J., 49 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë dhe K. R., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit ka rezultuar se këta shtetas kishin paraqitur dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë jashtë Shqipërisë.

Më pas, gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, kanë gjetur dokumente të tjera të falsifikuara.

Po kështu,shërbimet e Policisë gjetën çantën e dorës të një shtetasi, të cilën që ia kishte vjedhur një shtetas nga Anglia, në ambientet e aeroportit.

Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts