Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëVendimi i Ministrisë së Arsimit: Nga ky vit leksionet në Universitetet publike...

Vendimi i Ministrisë së Arsimit: Nga ky vit leksionet në Universitetet publike me detyrim!

-

 

Nga ky vit leksionet në Universitetet publike do të jenë me detyrim!

Sipas një udhëzimi të miratuar nga Ministria e Arsimit, mësohet se fakultetet do të mbajnë regjistër mungesash në leksion dhe për seminaret dhe më pas do të bëhet orari i prezencës ku do të caktohet nëse do të futet apo jo në provim studenti. Përpos kohës së vitit të humbur, ata paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit.

Në përfundim të vitit akademik, Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim, atë nr. 13.datë 20.06.2022 për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione çdo student, në varësi të llojit të ciklit të studimit që ndjek.

Në udhëzim thuhet se për studimet profesionale 2- vjeçare nevojitet së paku një pjesëmarrje në 50% të leksioneve, ndërsa për të kryer një Master Profesional duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve. Ndërkohë, për ciklin e tretë të studimeve pjesëmarrja është me e ulët, ku kërkohet frekuentim në 50% të orëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts